Si të krijoni një fjalëkalim që nuk mund të hakerohet?

Email adresat, rrjetet sociale, laptopët, celularët – çdo gjë në ditët e sotshme ka nevojë për një fjalëkalim.

Me sulmet kibernetike që vazhdojnë të jenë në rritje, kërkimi për një fjalëkalim perfekt është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Tani, dy shkencëtarë kompjuterik nga Universiteti i Kalifornisë besojnë se e kanë gjetur zgjidhjen e këtij problemi, transmeton lajmi.net.

Marjan Ghazvininejad dhe Kevin Knight, sugjerojnë se një fjalëkalim shumë i fuqishëm duhet të përmbajë një sekuencë 60-germëshe që konsiston me 1-she dhe 0 – dhe që duhen rreth 11 vite për ta thyer atë.

Megjithatë, për shkak që është shumë e vështirë që ta mbash në mend këtë fjalëkalim, shkencëtarët e përkthyen kodin binar në një anglishte të kuptueshme duke përdorur një fjalorë me 2048 fjalë.

Pasi e testuan këtë metodë, ata gjetën se fjalëkalimi nuk kishte mundësi të thyhej nga çfarëdo programi hakerues – të paktën për 11 vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button