Përçahet koalicioni, LSI braktis Ramën në Kuvend

Ato që janë përfolur prej kohësh për ftohje të Metës me Ramën, duket se u panë haptazi edhe në seancën e sotme në Kuvend.

Sot kur po fliste kryeministri Rama, në sallë nuk ishte asnjë përfaqësues i LSI-së, as deputetë e as ministra, madje as Ilir Meta, njofton Lapsi.al

Nuk dihet përse ky bojkot i LSI-së ndaj Ramës dhe çfarë pritet më pas. Për mungesën e LSI-së, kryeministrin Rama e thumboi edhe Jozefina Topalli.

Ish-kryeparlamentarja i kërkoi që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi e ka humbur legjitimitetin, madje nuk ka më as mbështetjen e LSI-së.

“Zoti Rama je në vitin e tretë të qeverisjes, por stërzgjatja e tij që s’ka asnjë lidhje me Parlamentin ngjason me një të folur në kabare, sot kryetari i Parlamentit, ministrat e LSI e kanë bojkotuar qeverinë e një milion shuplakave, sot qeveria ka rënë. Ky është thelbi i zgjatjes në sulme, mashtrime, kërcënime që i bën opozitës. Kur s’ke më vota, është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Topalli.

Por rasti i sotëm nuk është i vetmi, që LSI s’i qëndron koalicionit më PS-në.

Mjafton të kujtojmë rastet e zgjedhjeve në këshillat e pushtetit vendor, ku në shumë herë partia e Metës bashkonte votat me PD-në.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button