“Rusia ka marrë në dorëzim luftën në Siri”

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Turqve në Siri, Ahmed Vezir, ka deklaruar se forcat ruse kanë filluar të realizojnë më shumë aktivitete nga regjimi i Asadit në Siri. Sipas tij, tashmë opozitarët nuk po luftojnë me Asadin, por me Putinin, raporton Anadolu Agency (AA).

Vezir në një deklaratë për AA-në ka pretenduar se rusët në ditët e fundit kanë qenë më aktivë në Siri dhe se forcat e regjimit pothuajse nuk po luftojnë aspak.

Ai duke mbrojtur qëndrimin se “Siria i është dorëzuar Rusisë” në zhvillimet e fundit, u shpreh se: “Regjimi tashmë ndihmon dhe i shërben Rusisë, ku forcat ruse kanë filluar të jenë më aktivë nga forcat e regjimit të Asadit. Tashmë opozitarët sikur po luftojnë me Putinin e jo me Asadin. Në të gjitha rajonet po luftojnë rusët. Dhe kjo na ka treguar se Asadi për vite me radhë jo për atdheun, por ka punuar për mbrojtur vendin për rusët”.

– “Vajtja e Asadit në Rusi nuk është normale” –

Vezir duke tërhequr vëmendjen për kohën e vizitës së Asadit në Rusi ka pretenduar se “kjo vizitë nuk është normale”.  Sipas tij kanë marrë informacione serioze se Asadi nuk është kthyer në Siri. “Vajtja e Asadit në Rusi nuk është një ngjarje e zakontë. Edhe ne mendojmë se ai nuk është kthyer në vend. Edhe po të kthehet do të kthehet pa aktivitet. Rusia ka marrë në dorëzim luftën e Sirisë. Asnjë lider nuk largohet teksa vendi i tij ndodhet në një luftë të tillë dhe të shkojë në një vend tjetër. Ose vdes, ose shkon për tu fshehur ose për t’ia dorëzuar, shitur vendin e  tij një vendi tjetër të madh. Kuptimi i parë i kësaj është se Asadi duke u larguar nga vendi ia ka dorëzuar Sirinë Rusisë. Kuptimi i dytë me një mundësi të vogël-Asadi edhe sikur të kthehet në vend ai tashmë do të jetë vetëm një ushtarë. Mund të kthehet për një perceptimin ndërkombëtar dhe vazhdon detyrën ‘si lider’ nën kontrollin e Rusisë. Pra kontrolli do të jetën vetëm i Rusisë. Tashmë në çështjen e Sirisë do të merret për bazë vetëm fjala e Putin”.

– Në rajonin Xhabal Ekrad rreth 50 të vrarë –

Vazir ka theksuar ndër të tjera se si pasojë e sulmeve në 3 ditët fundit të avionëve rusë në rajonin Xhabal Ekrad në periferi të Latakias kanë humbur jetën afërsisht 50 persona.

Ai ka vënë në dukje se nga të vrarët afërsisht 40 prej tyre kanë qenë civilë dhe shumica e tyre gra dhe fëmijë dhe ka theksuar seL “Avionët dhe helikopterët rusë kanë bombarduar pa dallim shtëpitë dhe fshatrat në rajonin Xhabal Erkad, ku krahas 50 martirëve janë plagosur edhe mbi 100 persona të tjerë. Sulmet e kryera në këto rajone ku nuk ndodhet as edhe një militant i DAESH ka vërtetuar edhe njëherë qëllimin e ardhjes së Rusisë në Siri”.

Sulmet ndaj fshatrave janë në vazhdim dhe njerëzit në shumë fshatra kanë braktisur shtëpitë e tyre për në zona më të sigurta dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë mund të përjetohen migrime drejt Turqisë, ka shtuar ndër të tjera Vezir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button