Maleski: Humbja e rekomandimit, kthim në pikën zero

“Fitimi i statusit të vendit kandidat është një procedurë shumë e ndërlikuar në një bashkësi të ndërlikuar siç është Bashkimi Evropian. Prandaj nuk duhet as ta mendojmë këtë situatë, pasi në një rast të tillë Maqedonia do të binte shumë poshtë dhe do të kishim pasoja shumë të mëdha brenda vendit. Fakti që jemi vend kandidat dhe ajo kandidaturë rinovohet, d.m.th se Unioni ka ndikim brenda. Mendoni situatën kur BE-ja do të tërhiqej dhe nuk do të kishte kurrfarë ndikimi në Maqedoni, politikanët nuk do të kishin asnjë obligim ndaj tyre dhe do të mund të bënin çfarë të duan”, ka thënë për Alsat-M Denko Maleski, ish ministër i jashtëm.

Sipas Maleskit, duke vendosur motivet personale përpara atyre shtetërore, politikanët po e rrezikojnë seriozisht të ardhmen e vendit.

“Motivet personale të politikanëve janë seriozisht të përfshira , prandaj ata nuk mendojnë aq për të ardhmen e shtetit sa për pozicionin e tyre. Kjo e ndërlikon situatën në Maqedoni, pasi loja bëhet çështje jete apo vdekje. Në fund kjo që u zbardh nga ‘bombat’ do të duhet të absorbohet, rruga e vetme është të ecim përpara, nuk mund të kthehemi prapa, të harrojmë çfarë kemi dëgjuar, nuk mund t’i harrojmë ato as me ligj, kjo nuk është e mundur”, theksoi Denko Maleski, ish ministër i jashtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button