BE thërret mini samit për Ballkanin, temë: Kriza me refugjatë

Në përgjigje të krizës me refugjatë në Ballkan, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker e ka thirrur siç e ka quajtur ai, një mini samit për të shtunën. Qëllimi i këtij mini samiti është që të arrihet pajtim mbi konkluzionet e përbashkëta operative për të filluar me zbatimin e menjëhershëm.

Të ftuarit në takim janë përfaqësues të Serbisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Bullgarisë, si dhe disa organizata të tjera që janë të përfshira në këtë çështje, raporton Euronews, transmeton Indeksonline.

Rrreth 3,000 refugjatë të uritur e të rraskapitur kanë arritur në kufirin austriak në Spielfed të mërkurën mbrëma.

Për shkak të netëve të ftohta, disa prej tyre janë strehuar nëpër tenda me ngrohje, ndërsa një pjesë e tyre janë dërguar nëpër strehimore në vende të ndryshme në Austri.

Refugjatët që hyjnë në Austri, janë duke depërtuar nga Sllovenia, për shkak të mbylljes së kufirit kroat-hungarez, ndërkohë që vendi ka kërkuar ndihmë edhe nga BE-ja për menaxhimin e refugjatëve.

Që nga e shtunja, Sllovenia ka pranuar dhe akomoduar rreth 20,000 refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button