Kërçovë, nxënësit viktimë e mosmarrëveshjeve institucionale

Ka disa ditë që Komuna e Kërçovës ka bërë publike në media problemin e disa shkollave të këtij qyteti të cilat funksionojnë me xhiro-llogari të bllokuara dhe edhe tani kur ka filluar sezoni i ngrohjes për shkollat, ata nuk kanë mjetet e nevojshme për këtë.

Bëhet fjalë për dy shkollat e mesme “Drita” dhe “Mirko Mileski” të cilat përballen me vështirësitë që vinë si pasojë e bllokimit të xhiro-llogarive dhe mungesës së mjeteve për ngrohje si dhe tre shkollat fillore të qytetit “Kuzman Josifovski Pitu”, “Sande Shterjoski” dhe “Vladimir Plezhinoski” të cilat përveç asaj, përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike, njofton Portalb.mk.

“Funksionojmë me xhiro-llogari të bllokuar që në korrik të vitit 2012 kurse pa energji elektrike që në qershor të këtij viti. Punojmë me orë të shkurtuara sepse në turnin e dytë fillon të errësohet dhe mbarëvajtja e mësimit bëhet e pamundur. Arsimtarët detyrohen që të kryejnë obligimet e tyre në ditarët elektronik në shtëpi. Kemi pasur disa takime me organet përgjegjëse të komunës por unë personalisht nuk shoh ndonjë zgjidhje. Problemi është shumë më i madh. Duhet të kyçen të gjithë instancat relevante si komuna ashtu edhe Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë për të gjetur një zgjidhje. Po bëhet çdo ditë e më ftohtë. Është mëkat për fëmijët. Ata s’kanë asnjë faj.” – thotë për Portalb, drejtoresha e shkollës fillore “Vladimir Polezhinoski”, Silvana Krova.

Krova bën me dije se borxhi i kësaj shkolle është afër 6 milion denarë kurse vetëm ndaj EVN-së ka një borxh prej rreth 300 mijë denarë.

Nga Komuna e Kërçovës adresojnë përgjegjësinë për zgjidhjen e këtij problemi te Ministria e Arsimit dhe konkretisht te Qeveria e Republikës së Maqedonisë meqë, sipas tyre, komuna ka ndërmarrë të gjitha masat por problemi vazhdon të jetë evident. Kjo për shkak të borxheve të trashëguara me të cilat vazhdon të përballen ata.

“Edhe pse kemi arritur të zvogëlojmë shumën e tyre ajo ende kap shifrën e lartë prej disa qindra milion euro. Shkollat kishin një borxh prej 1 milion 600 mijë euro ndërsa tani kemi arritur të zvogëlojmë këtë shumë për rreth 400 euro .” – thotë për Portalb, zëdhënësi i Komunës së Kërçovës, Emin Nasufi.

Qeveria ka kthyer përgjigje për kërkesën e Komunës së Kërçovës për shqyrtimin e këtij problemi, ku thuhet se e njëjta është shtyrë për në seancën e ardhshme për tu shqyrtuar në prani të Musa Xhaferrit, zëvendëskryeministrit, përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ministria e Arsimit: Për mos-pasje të ngrohjes, fajtore vet komunat

“Ne ndajmë të holla mujore nëpër komunat e Maqedonisë për shkollat e tyre, duke u bazuar në numrin e nxënësve që kanë. Këto para shpërndahen në paga të punonjësve në shkolla, për mirëmbajte si dhe për ngrohje dhe energji. Shkollat që kanë problem me ngrohjen, fajin duhet ta kërkojnë të keq-menaxhimi i buxhetit të vet komunave” thotë për Portalb, zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Goran Galevski i pyetur për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button