Chelsea interesohet për Griezmann

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka identifikuar një përforcim të ri për skuadrën e tij.

Ai ka kërkuar nga pronari i klubit, Roman Abramovich që të përgatis një ofertë të madhe për transferimin e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Star”.

Griezmann është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në Vicente Calderon. Kurse, Mourinho e konsideron si blerje të nevojshme për skuadrën e tij që aktualisht është në krizë të rezultateve në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, Griezmann mund të jetë pasardhës i Eden Hazard, që thuhet se është duke konsideruar largimin nga Stamford Bridge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button