Ambasada e SHBA prononcohet për vendosjen e politikanëve të Maqedonisë në listën e tyre të zezë

Në lidhje me çështjen e sanksionimit të elitës politike për shkelje të Marrëveshjes së Përzhinos që spekulojnë mediat kohëve të fundit se SHBA mund të vendos politikanët në listë të zezë, ndërsa dje lehtësuesi belg Van Hojte dha paralajmërime duke e marrë shembullin e BE-së dhe Bjellorusisë, nga Ambasada e SHBA-së në pyetjen e Portalb “sa është i mundshëm një zhvillim i tillë?” thonë se “sipas ligjit të SHBA-së, evidentimi për viza është konfidenciale dhe nuk mund të komentojmë për rastet individuale lidhur me vizat”.

Ambasa e Amerikës, është shprehur e zhgënjyer nga partitë të cilët nuk e kanë respektuar afatin e 20 tetorit, në të cilin do të emërohej ministri i ri i Punëve të Brendshme me propozim të LSDM-së, transmeton Portalb.

Ambasada e SHBA-së i inkurajon liderët e partive në Maqedoni që të vazhdojnë me procesin për dalje nga kriza të cilin e kanë nënshkruar në Përzhino dhe sipas tyre, ky proces është udhërrëfyesi më i mirë për dalje nga kriza i cili garanton zgjedhje demokratike në prill të vitit 2016.

“Partitë kanë shkelur afat kryesor për të arritur marrëveshje për çështje serioze as lidhen me zhvillimin e Qeverisë, mbrojtjen e “informatorëve”, dhe mbrojtjen e privatësisë. Shpresojmë që do të vazhdojnë punimet e grupeve punuese, që të gjitha palët do t’i vendosin interesat e qytetarëve në vend të parë, dhe do t’i përkushtohen rrugës euroatlantike të Maqedonisë”, thonë nga Ambasada e Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button