LSDM: Gruevski frikohet nga ministri i pavarur i Punëve të Brendshme

Pas shkeljes së afateve të parapara sipas Marrëveshjes së Përzhinos për dalje nga kriza politike, sot me deklaratë kanë dalë nga partia opozitare LSDM, të cilët thonë se arsyeja e dështimeve është frika e Gruevskit për përballje me të vërtetën, njofton Portalb.

“Dëshprimi i VMRO-DPMNE-së kaloi në frikë. Këtë e tregojnë mashtrimet e mëdha dhe gënjeshtrat e Gruevskit nëpër mediumet që i ka nën kontroll, pasi që për të gjith botën u bë e qartë se ai luan bixhoz me të ardhmen e Maqedonisë. Frikohet Gruevski  nga ministri i pavarur i Punëve të Brendshme. Ajo është puna. Çfarë ndarje të funksioneve, çfarë marrëveshje të dyshuara ndërpartiake me partitë shqiptare. Gruevski mundohet të luaj me kartën e ngritjes së euforisë nacionale me qëllim që ta shpëtojë veten. Kjo është e vërtetë. Ingerencat e ministrave të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë Teknike, janë qartë të definuara në marrëveshjen e 2 qershorit dhe 15 korrikut të cilat janë publike për të gjithë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button