Edhe Holanda ndryshon rregullat për azil, shpejton kthimin e shqiptarëve

Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në Holande, ka alarmuar autoritetet vendase. Zëvendës-ministri holandez për siguri dhe Drejtësi, Klaas Dijkhoff  njoftoi se numri i lartë i kërkesave për azil nga Shqipëria, e ka detyruar ministrinë e tij të ndryshojë procedurat e aplikimit për Holandë.

Sipas Dijkhoff, ministria për Siguri dhe Drejtësi do ta strukturojë punën, në mënyrë që të përballojë fluksin më të lartë të emigrantëve, që ky vend ka parë ndonjëherë.
Për Dijkhoff mbetet e rëndësishme që aplikuesit shqiptarë që nuk kanë asnjë shans të përfitojnë azil, të marrin shpejt një përgjigje negative.
Në shifrat të fundit të lëshuara nga zyra per emigracionit dhe azilin në Holandë IND, Shqipëria ka zënë vendin e pestë, nisur nga numri i aplikimeve për azil, duke kaluar madje edhe shtete si Afganistani.
Muajin e kaluar, qeveria holandeze u detyrua të hapë për herë të parë në 20 vjet një qendër emigrantesh, ku pjesa më e madhe e azilkërkuesve të strehuar, mendohet se janë shtetas shqiptarë.
Edhe pse rekord për numrin e azilkërkuesve shqiptarë mban Gjermania, qeveria holandeze, po merr masa të rrepta në tentativë për të shmangur përsëritjen e këtij skenari edhe në Holandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button