Gjermania kthen 100 mijë azilkërkues, do përdoren edhe avionë ushtarak

100 mijë azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova do të kthehen nga Gjermania, pasi kancelarja gjermane Merkel ka përshpejtuar proçesin e deportimit për të gjithë ata shtetas që nuk janë nga vendet e luftës.

Sipas të përditshmes “Bild Zeitung”, bashkëpunëtorët e kancelares Merkel kanë njoftuar se Qeveria Federale është duke planifikuar, përveç fluturimeve të linjave të rregullta, edhe përdorimin e avionëve ushtarakë gjerman “Transall” dhe pilotët e Bundesëehrit për deportimet e azilkërkuesve nga Gjermania, transmeton oranews.

Sipas këtyre burimeve, azilkërkuesit nuk do të njoftohen për kohën e kthimit, në mënyrë që ata të mos fshihen apo të përdorin mënyra të tjera për të shmangur kthimin në vendet e tyre.

Për këtë plan ose operacion të ri, zyra e kancelares Merkel ka njoftuar edhe krerët e kancelarive të landeve në një konferencë telefonike, duke nënvizuar tolerancë zero për të gjithë.

Kuota e njohjes së azilkërkuesve nga Ballkani nuk mbërrin as në 1 përqind, kurse prania e tyre në këtë shtet vetëm këtë vit është pothuajse e barabartë me refugjatët nga Siria.

Merkel ka pranuar se proçesi i deportimit të azilkëruesve nuk ka ecur siç duhet, por për këtë ajo ka bërë pëgjegjëse landet e Gjermanisë për mosmenxhaim të mirë të situatës.

Domosdoshmëria e këtij proçesi vjen pasi Gjermania përpos shtetasve ballkanikë, po përballet me një fluks të madh të klandestinë që vijnë nga Siria, Afganistani dhe vendet e varfra afrikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button