Shkup, nxënësit protestojnë kundër reformave të këqia në arsim (FOTO-VIDEO)

Me moton “Stop reformave të këqia në arsim”, Plenumi i shkollave të mesme është duke protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë (MASH), raporton gazetari i Portalb nga terreni. Qindra nxënës me transparentet e tyre shprehën dëshpërimin nga  deklaratat e ministrit të arsimit, Abdylaqim Ademi, dhe injorimit nga organet kompetente në lidhje me vazhdimin e reformave në arsim. Mes tyre, nuk vërehet prania e shqiptarëve.

Marshi filloi nga fontana në Parkun e Qytetit dhe u ndal para MASH. Nxënësit thonë se nuk duan të jenë gjeneratë e eksperimenteve, për këtë arsye do të vazhdojnë me protesta, raporton Portalb.

Përfaqësuesi i Plenumit të Nxënës, Nikolla Krstevski, i cili mes tjera theksoi se ata qëndrojnë në kërkesat e tyre, ndërkaq ministri Ademi edhe pse disa herë ka thënë se do ta thirrë për bisedime grupin e Plenumit të Nxënësve të Shkollave të mesme, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Kërkesat e Plenumit të Shkollave të Mesme janë ato të njëjtat, kërkojmë ndryshimin e testimit ekstern për atë se testimi ekstern është i dëmshëm për suksesin dhe e nxënësve të shkollave të mesme. Ne kërkojmë që ky model të vlejë për nxënësit të cilët tani i ndjekin mësimet, ndërkaq për ata që do të regjistrohen prej tani të ndryshohet koncepti i testimit ekstern ku grupi bisedues i nxënësv të merr pjesë në formimin e këtij koncepti të ri”, tha Nikolla Krstevski. Ministri disa herë ka thënë që do të kemi takime për ta formuar konceptin e përbashkët, por deri më tani ne takime nuk kemi pasur, raporton Portalb.

Marshit të sotme iu bashkua edhe deputetja e pavarur, Sollza Gërçeva, ku këtë e vlerësoi se kjo nuk duhet të jetë vetëm për ndryshimin e testimit ekstern, por për ndryshimet themelore në arsim.

Çështja nuk është vetëm të largohet testimi ekstern, i cili është i dëmshëm për procesin arsimor, por lufta duhet të jetë më e madhe, pra të ketë reforma strukturore në arsim”, tha deputetja e pavarur Sollza Gërçeva, raporton Portalb.

Gjatë marshit të sotëm nxënësit shqiptar nuk ishin të pranishëm, por nuk kishte edhe asnjë transparent në gjuhën shqipe, ndërkaq Krstevski tha se shqiptarët i përkrahin ndërkaq për mungesën e transparentëve në gjuhën shqipe u arsyetua se është lëshim i organizimit.

“Mes nxënësve ka shumë shqiptar që ndoshta s’kanë ardhur në mënyrë të organizuar, nxënësit shqiptar na përkrahin, ata kanë qenë me ne vitin e kaluar, do të jenë edhe këtë vit. Shpresojmë që të vijnë edhe ata në mënyrë më të organizuar dhe me kalimin e kohës do të organizohemi edhe ne më mirë dhe do të kemi përfaqësues shqiptar”, Nikolla Krstevski.

Përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, fjalim mbajtën nga Plenumi i Nxënësve të Shkollave të Mesme Nikolla Krstevski, Milla Basarovska, dhe profesori i SH.M.Q.SH  Orce Nikollov Dushko Stojanovski.

“Këtu jemi, sepse gjatë tërë verës Ministria e Arsimit nuk i mori parasysh kërkesat tona. Rikujtojmë se nëse nuk plotësohen kërkesat tona do ta shihni të njëjtën fotografi, atë ku ne nxënësit e përkrahëm në kushte të rënda dhe në të ftohtë njëri tjetrin”, tha Milla Basarovska, raporton Portalb.

Profesori Stojanovski, gjendjen e arsimit e vlerësoi të rëndë, ndërkaq nxënësit janë shpresa për ta përmirësuar këtë.

“Ministria e Arsimit s’dinë çfarë të bëjë, nuk thotë asgjë, këto flasin vetëm kur kanë të marrin ndonjë tender, përndryshe gjithçka vjen nga një vend tjetër. Ju nxënës jeni shenja e parë që tregon se në Maqedoni ka “demos”, e kur të ketë “demos”, do të ketë edhe demokraci”, tha profesori, Dushko Stojanovski, raporton Portalb.

Marshi kaloi i qetë dhe pa incidente, ndërkaq Plenumi i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka paralajmëruar se nesër do të marshojnë në Kumanovë.

Protesta te plenumit nxenesve kunder testimit ekstern dhe reformave te keqia ne arsim (2)

Protesta te plenumit nxenesve kunder testimit ekstern dhe reformave te keqia ne arsim (3)

Protesta te plenumit nxenesve kunder testimit ekstern dhe reformave te keqia ne arsim (6)

Protesta te plenumit nxenesve kunder testimit ekstern dhe reformave te keqia ne arsim (5)  
Protesta te plenumit nxenesve kunder testimit ekstern dhe reformave te keqia ne arsim (3)

Protesta te plenumit nxenesve kunder testimit ekstern dhe reformave te keqia ne arsim (2) Protesta te plenumit nxenesve kunder testimit ekstern dhe reformave te keqia ne arsim (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button