Lëvizja Besa: MASH dhe Komuna le nxënësit pa ngrohje

Lëvizja BESA reagon për mos-zgjidhjen e problemit të ngrohjes nëpër shkolla, i cili është dashur të zgjidhet përfundimisht më 15 tetor, pasi nxënësit nuk mund të vijojnë procesin arsimor pa ngrohje.

“Është skandaloz fakti se në shumë shkolla të Komunës së Zhelinës ende nuk janë siguruar kushtet elementare për ngrohjen e hapësirave, ku po zhvillohet procesi arsimor. Lëvizja BESA e dënon ashpër sjelljen skajshmërish të papërgjegjshme të BDI-së, e cila duke u marrë me interesa të imta partiake i ka lënë nxënësit pa ngrohje”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Ata thonë se organet përkatëse janë të obliguara ligjërisht t’i sigurojnë këto kushte para se të fillojë viti shkollor.

Lëvizja BESA – Zhelinë reagon ndaj politikës sipas tyre, të dëmshme të udhëheqësve të shkollave, Komunës dhe Këshillit Komunal, por edhe ndaj indiferencës së plotë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të vet ministrit të BDI-së, Abdilaqim Ademi.

“Lëvizja BESA – Zhelinë kërkon që urgjentisht të sigurohen kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, sepse ky problem nuk pret analiza e sqarime, por kërkon zgjidhje të menjëhershme”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Ministria e Arsimit: Për mos-pasje të ngrohjes, fajtore vet komunat

“Ne ndajmë të holla mujore nëpër komunat e Maqedonisë për shkollat e tyre, duke u bazuar në numrin e nxënësve që kanë. Këto para shpërndahen në paga të punonjësve në shkolla, për mirëmbajte si dhe për ngrohje dhe energji. Shkollat që kanë problem me ngrohjen, fajin duhet ta kërkojnë të keq-menaxhimi I buxhetit të vet komunave” thotë për Portalb, zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Goran Galevski i pyetur për këtë çështje.

LEXO: LR-PDSH: Mungesa e ngrohjes së nxënësve, Ademi bën politikë; MASH shprehet e pafajshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button