Tetovë, dy punëtorë ndërtimtarie kanë vdekur për dhjetë muaj

Pasiguria e punëtorëve në ndërtimtari vazhdon të jetë një problem në vete. Pjesa dërmuese e ndërmarrjeve dhe individëve që kryejnë punë të ndryshme në objekte të larta nuk janë të pajisura me mjete adekuate mbrojtëse, të cilat nevojiten dhe shfrytëzohen gjatë këtyre punëve. Kësisoj, punëtorët gjithnjë u janë të ekspozuara rreziqeve të shumta për jetën e tyre. Rasti më i freskët kur një punëtor ka marrë lëndime të rënda trupore është regjistruar të dielën në mesditë kur rreth orës 13.00 në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime është sjellë 46 vjeçari A.A nga fshati Kopanicë. Ai është lënduar gjatë punëve ndërtimore në fshatin Ratajë.

Sipas njohësve të këtyre rrethanave, si shkaktarë kryesorë që kompanitë nuk i sigurojnë punëtorët janë mjetet financiare dhe mosnjohja e rregullave dhe ligjeve nga ana e punëdhënësit. Sipas tyre, Ndërmarrjet ndërtimore në Maqedoninë – Perëndimore shumë pak kanë njohuri mbi Ligjin për siguri dhe shëndet në punë.

Më shumë raste janë shënuar në ndërtimtari, ndërsa nuk janë të rralla edhe rastet gjatë kryerjes së punëve me montim. Aksidentet janë rezultat i faktit se qytetarët ndërmarrin dhe kryejnë punë kokë në vete, pa pasur pajisje adekuate që të mbrohen nga situatat e padëshiruara. Nga ana tjetër, sipas njohësve të këtyre rrethanave, si shkaktarë kryesorë që kompanitë nuk i sigurojnë punëtorët janë mjetet financiare dhe mosnjohja e rregullave dhe ligjeve nga ana e punëdhënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button