Anketimi i fundit në Turqi e nxjerr fitues AKP-në në zgjedhjet e 1 nëntorit

Anketimi i kryer mes 12 dhe 16 tetorit nga kompania ARGETUS ka treguar se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Ahmet Davutogllu ka më tepër gjasa të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të fillimit të nëntorit.

43.1 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për AKP-në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa 26 për qind e tyre deklaruan se do ta hedhin votën për Partinë Republikane Popullore (CHP). 15 për qind to votave, sipas anketimit, do të shkonin për nacionalistët e MHP-së, e 12 për qind për prokurdët e HDP-së, transmeton portali Tesheshi.

Anketimi tregoi gjithashtu se kishte një rënie të votuesve të pavendosur, me vetëm 5.8 për qind të tyre që u shprehën se nuk do të shkonin të votonin apo se nuk e kishin të qartë ende se cilës parti do t’ia jepnin votën.

Sipas një anketimi të një tjetër qendre kërkimore, ANDY-AR, të kryer më herët po këtë muaj, AKP-ja do të sigurojë 265 deri në 268 vende në parlament. Anketimi tregoi se ka një rritje me 1.5 për qind në votat për partinë e Davutogllusë.

Pas publikimit të anketimit, drejtuesi i kësaj qendre kërkimore, Faruk Acar, do të thoshte: “Prirja e votuesve po tregon se dyert janë ende të hapura për një qeveri të formuar nga një parti.”

Zgjedhjet e parakohshme të 1 nëntorit janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Turqinë, pasi vendi po rrëshqet dalëngadalë në vorbullën e paqëndrueshmërisë që e ka përfshirë prej kohësh tërë rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button