Në Shqipëri është rritur niveli i varfërisë

Sipas Bankës Botërore numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme në Shqipëri u rrit me tre herë brenda periudhës 2008-2012 për shkak të krizës ekonomike që preku Shqipërinë, por edhe gjithë botën.

Sipas Bankës, Shqipëria mbetet vendi më i kërcënuar nga skamja ekstreme ndër ekonomitë e ngjashme në rajon.

Ne Shqipëri mbi 32.1 përqind e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.

Në vendet e tjera fqinje, popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë varion nga 2 përqind në Bosnje deri në 23.86 përqind në Maqedoni.

Banka klasifikon si individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button