FIFA, zgjedhjet nuk shtyhen, votimi në 26 Shkurt

Nuk do të ketë shtyrje të datës për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s që sipas planit do të zhvillohen në 26 Shkurt të vitit të ardhshëm. Pezullimi i përkohshëm i Blatter dhe shefit të UEFA-s, Michel Platini, krijoi një situatë të pazakontë duke krijuar një ngërç në institucionin më të lartë të futbollit botëror që po përjeton një situatë kaotike që prej arrestimeve të disa zyrtarëve të lartë në muajin maj për shkak të disa skandaleve korruptive.

Presidenti aktual, Sepp Blatter edhe pse fitoi në zgjedhjet e këtij viti, konfirmoi largimin pas presionit të madh, duke deklaruar se do ta mbante detyrën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja që u caktuan për në fund të muajit shkurt, por gjatë ditëve të fundit, ai dhe Platini u pezulluan për 90 ditë nga detyrat e tyre për shkak të një tjetër çështjeje që i implikon dhe hedh shumë hije dyshimi. Blatter e ka paguar Platini me rreth 2 milionë Dollarë shumë vite më parë por kjo shumë nuk është transferuar në rrugë ligjore dhe ky veprim ka fytur në një spirale të gjatë hetimesh edhe ish sulmuesin francez që ishte pikërisht një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e FIFA-s.

Mosndryshimi i datës së zgjedhjeve e komplikon edhe më shumë pozitën e Platini, i cili rrezikon të mos kandidojë pa zgjidhur problemet me drejtësinë. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s konfirmoi datën e paracaktuar në një sesion të jashtëzakonshëm të drejtuar nga kamerunasi Issa Haytaou, i cili është edhe presidenti i emëruar në krye të institucionit pas pezullimit të Blatter. Aktualisht, princi Ali është kandidatura e vetme zyrtare për presidencialet e shkurtit, ndërsa kuotat e Platini po bien çdo ditë e më shumë pasi ndaj tij kanë dalë kundër 4 federatat britanike, ndërsa në të njëjtën rrugë duket se janë edhe federatat nordike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button