Ambasadori gjerman në Beograd: As kushte të reja, as njohja e Kosovës

Nuk ka kushte të reja për Serbinë në vazhdimin e rrugës së eurointegrimit e as kërkesa që ajo të pranojë pavarësinë e Kosovës, citojnë mediet e Beogradit të ketë thënë ambasadori i Gjermanisë, Axel Dittmann.

Përveç kësaj ai ka theksuar se Gjermania mbështet hapjen deri në fund të vitit të Kapitujve 35 dhe 32 të negociatave.

“Për të hapur Kapitullin 35 kemi bërë gati projektdokumentin në përputhje me kornizën negociuese”, është shprehur ai, transmeton Koha.

Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Beograd, Normert Bekman Dirkem, duke folur për dialogun midis Kosovës e Serbisë citohet të ketë thënë se dialogu midis këtyre dy vendeve përbën instrumentin më të rëndësishëm politik për vendosjen e një stabiliteti edhe më të madh në Ballkan.

Negociatat e Kosovës me Serbinë, ka shtuar ai, duhet të realizojnë normalizimin për të gjithë ata që jetojnë në atë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button