Kufiri kroat mbrëmë sërish u mbyll për emigrantët

Policia kroate mbrëmë sërish e mbylli vendkalimin kufitar Bapska, në kufirin me Serbinë, sepse qendra e pranimit në Opatovac ishte plot me emigrantë, lajmëroi RTS.

Pritet që vendkalimi sërish të hapet sot në mëngjes.

Kroacia mbrëmë në territorin e saj nga pala serbe ka lëshuar më shumë se njëmijë refugjatë të cilët në vendkalimin Beraskovo-Bapska u “bllokuan” pothuajse dy ditë.

Gjatë ditës, Kroacia dalëngadalë e hapi kufirin drejt Serbisë dhe vendkalimin Bapska për kalimin e refugjatëve.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Ranko Ostojiq, deklaroi se pret stabilizim të mëtutjeshëm të situatës, duke shtuar se qendra e pranimit Opatovac edhe më tej mbetet vendi i vetëm ku refugjatët dhe emigrantët regjistrohen.

Ai shtoi se Kroacia nuk ka nevojë për angazhim të forcave shtesë policore.

Ostojiq tha edhe se në situatën kur nga Maqedonia vijnë 10.000 njerëz, Kroacia është e gatshme në qendrën e pranimit të përkujdeset për 5.000, përderisa 5.000 të tjerë duhet të mbesin në transit.

Sipas informacioneve të fundit, në Kroaci deri tani kanë hyrë gjithsej 197.799 emigrantë dhe refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button