Kategoritë më të ndjeshme të refugjatëve hyjnë në Slloveni

Sllovenia sot në mëngjes përfundimisht filloi të lëshojë kategorinë më të ndjeshme të migrantëve, të cilët në këtë vend hyjnë nga Kroacia. Duke marrë parasysh ngecjen në qarkullimin e migrantëve, që fillimisht të premten në mesnatë solli deri te mbyllja e plotë e kufirit hungarez me Kroacinë, e pastaj edhe slloven, mbrëmë situata dramatike filloi që gradualisht të stabilizohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Zhvillimi i ri i situatës në terren ka detyruar Kroacinë që të ndalë një numër të madh të refugjatëve nga Afrika dhe Azia në kufirin e saj me Serbinë. Por, pasi që sllovenët filluan të lëshojnë migrantët, edhe autoritetet kroate hapën mundësinë e hyrjes së migrantëve në vendkalimin Berkasovo-Bapska, ku rreth 3.000 persona në autobusë kaluan mbrëmjen e kaluar.

Për këtë shkak prej mbrëmë në mesnatë deri në ora nëntë të mëngjesit në Kroaci kanë hyrë gjithsej 196 migrantë, që është numër shumë më i vogël se ditëve të kaluara. Në qendrën e pranimit në Opatovc mbrëmë ishin rreth 2.500 migrantë, ndërsa sot në ora 10 ishin 1.120, gjë që e konfirmoi edhe Domagoj Dzhigumoviç, zëdhënësi i policisë së Vukovarit dhe Srijemit.

Sot në mëngjes autoritetet kroate transportuan rreth 1.800 refugjatë në kufirin slloven, por doganierët e atjeshëm refuzuan t’i lëshojnë në vend. Sllovenia si arsye ka vënë faktin se Kroacia ka shkelur marrëveshjen e saj, sipas të cilës mund të pranojnë rreth 2.500 refugjatë në ditë.

Pastaj sllovenët këtë numër e zbritën në 1.500 në ditë, sepse fqiu i tyre i parë Austria mund të pranojë aq numër të personave brenda 24 orëve. Sot në mëngjes policia sllovene filloi të lëshojë vetëm kategorinë më të ndjeshme të migrantëve, mes të cilëve shumica janë grad he fëmijë.

Sllovenia gjatë kësaj fundjave pranoi rreth 5.000 migrantë, ndërsa të hënën të mëngjes në qendrat e pranimit në vend kanë qenë rreth 2.000 persona.

Sipas të dhënave zyrtare të MPJ-së kroate, nga mesi i shtatorit deri më sot në ora nëntë në këtë vend kanë hyrë 197.376 migrantë.

Fluksi i ulur i migrantëve në rutën e ashtuquajtur ballkanike mund të shkaktojë qëndrimin e numrit të madh të tyre në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button