Pa verifikim s’mund të ketë botim

[Recension: “Letra nga Çikago: BDI larg duart nga diaspora shqiptare“]

Teksti që transmetohet trajton një temë shumë të ndjeshme por me shumë pak elemente që do ta mbështetnin atë. Autori ka plasuar një tekst që supozohet të është një letër e dërguar nga veprimtarët e revoltuar shqiptarë që jetojnë në Çikago por nënshkrimi i këtyre veprimtarëve nuk qëndron askund. Kjo lë hapësirë dyshimi për lexuesin. Për më tepër teksti është i njëanshëm. Pala për të cilën flitet gjatë gjithë kohës në tekst, nuk është kontaktuar fare nga autori.

Letra nga Çikago  BDI larg duart nga diaspora shqiptare   Iliria News AgencyLinku deri te artikulli origjinal: Letra nga Çikago: BDI larg duart nga diaspora shqiptare

Data dhe koha e publikimit: 03/10/2015

Data e recensionit: 14/10/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

“Letra nga Çikago” që ka  prezantuar autori nuk përmban fakte të besueshme që do ta bënin atë një lajm me peshë. Ky tekst që prezantohet se është qëndrim i veprimtarëve shqiptar që jetojnë në Çikago nuk ofron mundësi që lexuesi të bëjë vlerësimin se kujt do t’i besojë, autorit, letrës apo palës së tretë e cila nuk është kontaktuar fare.

“Koha shqiptare në Maqedoni në margjinat e politikes ditore të nëpërkëmbur,jashta kodeve të ligjeve kushtetuese,në pozitën e pakicës me pakicat tjera, klasa politike bënë sehirë dhe tërë kjo na bën aq pesimist, saqë na ka ardhur deri në fyt e të themi: As për varr nuk kemi vend!Kështu thonë veprimtarët shqiptaro-amerikan në Çikago përmes një letre drejtuar në agjencinë e lajmeve INA”

Lexuesi shpejt humbet në tekst pasi që më nuk bëhet me dije se a ka në të edhe qëndrime të gazetarit, apo e gjithë përmbajtja, me çdo pikë dhe presje, është “letra nga Çikago”. Kjo huti shkaktohet pasi që autori i tekstit nuk ka potencuar që në fillim se në vazhdim do të përcillet letra e plotë e dërguar nga veprimtarët shqiptarë në Amerikë por mes rreshtave diku paraqiten fjali të tipit: ”Ku ka me keq, thuhet në Cikago të mllefosur,kur erdhi delegacioni nga Tetova me Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin…”

Teksti është mjaftë i paqartë dhe me mungesë të rregullave bazike mbi të cilat shkruhet një informatë gazetareske. Zgjidhja e problemit do të ishte thjeshtë shkrimi i tekstit në formë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Këtu mungon edhe dhënia e një argumenti qoftë përmes fotografisë, qoftë dokumentit që do të vërtetojë ekzistimi e kësaj letre.

Më pas do të hapej rruga edhe për qëndrim nga kjo parti e cila duhej pyetur për këto akuza që janë drejtuar në adresë të sajë në mënyrë që të kompletohet “fotografia” e plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button