U botua “SCUPI”-11, që i kushtohet shqiptares nga Shkupi – Nënë Tereza

Doli nga shtypi numri më i ri i revistës periodike të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare “SCUPI”-11, i cili i kushtohet shqiptares nga Shkupi – Nënë Tereza. Kjo revistë përmban punimet e konferencës shkencore të mbajtur më datën 26 gusht të vitit 2015 në ITSHKSH-Shkup, në të cilën për herë të parë hapur dhe në mënyrë të argumentuar u trajtua universiliateti, por edhe përkatësia identitare etnike e Nënë Terezës, shqiptares nga Shkupi.

Në këtë revistë theksi vihet tek ideja se Nënë Tereza nuk e ka vlerën e saj pa Gonxhe Bojaxhiun dhe anasjelltas, ndërsa është botuar edhe propozimi i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare-Shkup, që në vend të përmendores për nder të kësaj figure të ndërtohet shtëpia autentike e Nënë Terezës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button