Kumanovë, mjekët vullnetarë ngrihen në protesta

Mjekët vullnetarë të cilët janë 120 dhe personeli në Spitalin e qytetit në Kumanovë, janë lodhur nga mëshira institucionale. Ata kërkojnë ose zgjidhjen e statusit të tyre ose do të braktisin vendet e punës. Shumë prej tyre janë me vite tashmë, të nëpërkëmbur si për statusin e punës ashtu edhe atë financiar, njofton Alsat M.

“Në të gjitha qytetet, problemi është zgjidhur ndërsa në Kumanovë jo. Askush nga ne nuk marrim rroga edhe atë që e marrim, e marrim në çdo 5 muaj. Me ato 3 900 denërët çfarë të bëjmë së pari. Nuk kemi as për rrugë dhe ushqim. Duam që statusi të na zgjidhet dhe të marrim rrogë si të tjerët”, tha një mjeke në spitalin e Kumanovës.

Alsat M ka kontaktuar edhe me drejtorin e spitalit, Arif Latifi i cili e quajti revoltën me prapavijë politike. Madje Latifi e kaloi topin tek Ministria e Financave.

Por vullnetarët e përgënjeshtrojnë prapë drejtorin. Ata thonë se pagat nuk i marrin me rregull dhe se në të gjitha qytetet, statusi i kolegëve të tyre është zgjidhur, përveçse në Kumanovë. Nga Ministria e Financave kanw qenë të pakapshëm për prononcim.

Katër muaj më parë, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, premtoi se statusi i vullnetarëve në këtë spital do të zgjidhej për një muaj, por edhe kjo mbeti premtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button