Shabani: Janë harxhuar afër 10 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri

Ministri i Vetëqeverisje Lokale Lirim Shabani, sot në Gostivar dhe në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, bashkërisht me kryetaret e komunave te lartpërmendura, Nevzat Bejta dhe  Mukrem Mehmedi, kryetari i Komunës se Dragashit te Republikës se Kosovës Salim Jonuzi si dhe përfaqësuesi i delegacionit te Unionit Evropian ne Republikën e Maqedonisë Jaromir Leviçek promovuan projektet ndërkufitare mes Republikës se Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën se Kosovës. Këto projekte janë të mbështetura IPA- Programi, pjese e Komponentë se II (dyte) të financuara nga Unioni Evropian.

Në këtë rast, ministri i Vetëqeverisje Lokale z.Lirim Shabani theksoi se qëllimi i programit ndërkufitar është të promovojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, të forcojë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin, e cila është në interes të përbashkët të vendeve fqinje dhe të inkurajojë zhvillimin e harmonizuar, të balancuar dhe të qëndrueshëm të tyre.

Ministri Shabani nënvizoi se në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitarë me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës janë realizuar gjithsej 57 projekte të mbështetura nga IPA FONDET.

“Ministria e Vetëqeverisjes  Lokale është në fazën përfundimtare të zbatimit të suksesshëm të Programit IPA 2007 – 2013 – program për bashkëpunim  ndërkufitar,  në kuadër të së cilës me sukses  me  Republikën e Shqipërisë u realizuan 51 projekte,  me  shumë  të përgjithshme të fondeve prej  7.292.732.85 euro, dhe me programin  me Republikën e Kosovës në realizim e sipër janë  6  projekte,me shumë  të përgjithshme prej 2, 2 milion euro. Tani jemi  në përgatitje e sipër të programit  të ri IPA 2, për periudhën 2014-2020, Programi i cili është miratuar nga ana  e Komisionit të Bashkimit Evropian” theksoi ministri Shabani.

Ai me këtë rast falënderoi Delegacionin e Unionit Evropian për ndihmën e vazhdueshme financiare për realizimin e projekteve ndërkufitare e njëherrit shprehu mirënjohje edhe për të gjithë pjesëmarrësit që me përkushtim japin kontributin e tyre për realizimin me sukses të projekteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button