Formacionet e mundshme: Inter – Juventus

Sonte në San Siro luhet derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit.

Përplasja e madhe vjen si udhëkryqi që mund të tregojë vijimësinë e një kampionati që duket thuajse sureal pas 4 viteve dominimi absolut të bardhezinjve.

Ja formacionet me të cilat pritet të startojnë dy skuadrat:

INTER (4-4-2): Handanovic; Santon, Miranda, Murillo, Juan Jesus; Guarin, Felipe Melo, Medel, Perisic; Icardi, Jovetic.

JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Khedira, Marchisio, Pogba, Evra; Morata, Dybala.

Kujtojmë se që nga 16 Prilli i vitit 2010, Interi nuk e ka mposhtur Juventusin në Giuseppe Meazza, një statistik mjaft dëshpëruese për skuadrën e Interit që duhet të marrë fund sonte./ Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button