Interi akord me Etihad, 125 mln euro për fanellat

Interi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për sponsorin e fanellës së sezonit tjetër. Pas 20 viteve bashkëpunim me Pirellin, zikaltërit do të stampojnë një sponsor nga Lindja e Mesme në fanellë, transmeton Supersport.

Bëhet fjalë për kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Etihad” e cila në vitin 2014 bleu 49 % të aksioneve të shoqërisë “Alitalia”. Sponsori i Manchester City-t gjithashtu, kjo kompani është gati të derdhë 25 milionë Euro në arkën e zikaltërve me një kontratë 5 vjeçare që parashikon investimin e 125 milionë Eurove në total.

Aktualisht Emirates paguan 17 milionë në sezon për të zënë vendin kryesor në fanellën e Milanit, të njëjtën shifër që derdh Fiat te Juventusi. Në këtë marrëveshje, një rol kyç ka Roberto Mançini që do të bëhet edhe imazhi i kompanisë nga Lindja e Mesme.

Në këtë mënyrë, bashkëpunimi historik mes Pirellit dhe Interit që zgjat që prej dy dekadash është drejt fundit pasi kompania e gomave kërkon rinovimin por me 5 milionë euro më pak. Gjithsesi, vendimi përfundimtar nuk është marrë edhe pse sponsori teknik, Nike kërkon që kjo çështje të zgjidhet pasi duhet të punojë për të stiluar fanellën e sezonit të ri. Pirelli drejtohet nga bashkëpunëtori i Morattit, Marco Tronchetti Provera. Një largim i mundshëm i tij nga Interi do të afronte edhe më shumë fundin e Morattit nga shoqëria ku ka ende 29.45 % të aksioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button