Turqia merr çmimin Humanitar 2015 për përkujdesje ndaj refugjatëve

Për shkak të përpjekjeve të mëdha në përkujdesjen ndaj refugjatëve nga Siria dhe Iraku, Republika e Turqisë fitoi çmimin për punë humanitare në vitin 2015, të cilën mbrëmë e ndau organizata më e madhe joqeveritare muslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR), raporton Anadolu Agency (AA) .

Udhëheqësia e CAIR në ngjarjen vjetore, çmimi ia dorëzoi ambasadorit turk në Washington, Serdar Kiliç, i cili me këtë rast falënderoi organizatën për punën saj të përkushtuar në luftën për të drejtat e njeriut gjatë 21 viteve të fundit.

Parasëgjithash çmimi iu nda Turqisë për shkak të faktit se ky vend aktualisht përkujdeset për rreth 2.2 milion refugjatë nga Siria dhe 200,000 refugjatë nga Iraku.

Ambasadori turk Kilic me rastin e marrjes të çmimit, theksoi se Turqia në katër vitet e fundit të luftës në Siri ka marrë më shumë refugjatë nga sa ka marrë SHBA-ja në tre dekadat e fundit.

“Republika e Turqisë është përkujdesur dhe po vazhdon të përkujdeset për të gjithë refugjatët e rrezikuar, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare. Qeveria në katër vitet e fundit të luftës siriane për t’u kujdesur për refugjatët ka ndarë 7.6 miliardë dollarë”, tha ambasadori Kiliç. Ai ka shtuar se pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar ka dështuar në ndihmat për kujdesin ndaj refugjatëve të rrezikuar në Turqi, dhe në të gjitha vendet evropiane.

Duke theksuar se zgjidhja e çështjes së refugjatëve sirianë është jashtë gjitha mundësive që të zgjidhet me përpjekjet e vetëm një shteti, Kilic i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që reagimi të jetë konkret dhe i menjëhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button