Dita e Groshës festë për banorët e Komunës së Tearcës

Festa e Groshës në Pollog, për të gjashtën herë u shënua edhe në këtë vit nga Qendra për Zhvillim dhe Edukim, CED dhe Komuna e Tearcës. Gjashtë vite me radhë, grosha e zier servohet në një drekë të përbashkët. Pjesëmarrje nga shumë vise nga Maqedonia e jashtë saj. Manifestimi tradicional, “Dita e Groshës” mblodhi kultivuesit bujqësor të rajonit në një vend. Prezentim i ushqimeve tradicionale të zonës, ekspozitë vizatimesh nga nënësit e shkollave fillore të Komunës së Tearcës, program kulturo-artisitk në tre gjuhë shqip, maqedonisht, turqisht, zierja e groshës, përgatitja e hallvës, pjejka e gështenjave, e karakterizuan këtë festë. Të gjitha u rumbullakësuan me drekën e përbashkë, groshë dhe hallvë. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteteti është që të promovohen vlerat pozitive të Pollogut, pasi dihet se Fusha e Pollogut është e njohur në rajon për kultivimin e shumë produkteve bujqësore, veçanërisht të groshës.

Përveç groshës së njohur të gjuetarëve u përgatitën edhe specialitete të ndryshme ushqimore me qëllim që këto gatime të jenë brend i banorëve të kësaj ane. Pse edhe ky nënqiell të mos ketë një ditë të shënuar si ditë apo festë të vetën. Ky aktivitet të përkujton edhe shumë festa e rite popullore që dikur në lashtësi janë organizuar nga banorët e këtyre viseve, që thuajse janë haruar dhe janë lënë në haresë të plotë. Ata mbeten të shënuar në letërsinë popullore ku hasen në këngët e ndryshme lirike të stinës e të punës.

Në familjet tona të këtij nënqielli ende ruhet e shënohet si ditë e veçantë dita e mbjelljes së grurit në vjeshtë apo e mbjelljes së misrit e groshës në pranverë. Zojat e shtëpisë atë ditë kur meshkujt kanë hedhur farën në arë, në shtëpi kanë përgatitur darkë solemne e ëmbëlsirë që këtë ditë e kanë shënuar dhe e kanë veçuar nga ditët tjera. Grupmoshat më të vjetra ende u kushtojnë rëndësi këtyre shënimeve sepse është menduar që të mbjellat të kenë një mbarësi e të sjellin sa më shumë rendimente për stinën vijuese.

Këngëtari popullor u thuri shumë vargje e këngë, për fat të keq shumica prej tyre edhe janë haruar, por ato të shënuarat e të ruajturat dëshmojnë për shënime e organizime të përafërta. Në shumë krahina e rrethe të tjera ka shënime e manifestime të tjera. Ky aktivitet të përkujton të dikurshmen kur stinët dhe punët e fushës kanë qenë primare për jetën e njerëzve dhe ato janë shënuar me ceremoni,rituale e adete të ndryshme.

Nismat e këtilla tani me dinamikën e bashkëkohores janë për të përshëndetur dhe duhet përkrahur e mbështetur edhe nga institucionet lokale por edhe nga vetë qytetarët se janë për një mirëqenie të përgjithshme.
Gajshtë vite radhazai në Ditën e groshës qytetarët e këtyre trevave patën mundësi që përmes këtij aktiviteti të ndjekin disa pika folklorike të komuniteteve që jetojnë në këto treva, prezantojnë gjellëra tradicionale si dhe të shijojnë ushqimin tradicional, groshën.

“Ideja kryesore e këtij aktiviteti është që përmes këtyre aktiviteteve të promovohen produktet e këtij rajoni e më gjerë me qëllim që njerëzve që merren me bujqësi t’ju ndihmohet në promovimin e këtij produkti edhe në vende tjera të shtetit”- theksoi Metin Muaremi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Edukim (CED) Tearcë.

Në kuadër të këtij aktiviteti së pari u organizua zierja e groshës nga gjuetarët e Komunës së Tearcës. Për groshën e njohur të gjuetarëve, flet njëri nga anëtarët e shoqatës i angazhuar për zierjen groshën e cila më vonë do të shijohet nga të pranishmit.

“Jemi duke përgatitur një groshë fshatare, së pari lahet grosha, pastaj i hedhim ujin e ftohtë, pastaj i hedhim mishin dhe fillon të zihet, mbulohet me kapak dhe përzihet pas një kohe i shtojmë edhe vajin”. Deklaroi përgaditësi I kësja gjelle tradicionale.

Isen Aani kryetar i Komunë së Tearcës përshëndeti këtë aktivitet duke theksuar se Komuna mbështet dhe përkrah nismat që janë në të mirën e të gjithë qytetarëve.

Aktiviteti është tradicional pasi është nevojë e kohës që kësisoj aktivitete të zhvillohen ku të gjithë kanë mundësi të prezantojne vlera pozitive dhe të njejtat të kultivohen nga gjenerata të ardhshme.

12165648_925230037512375_1136097090_n

12170706_925230040845708_316223334_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button