Ali Ahmeti: BDI nuk plaket BDI rinohet

Me fjalët “BDI nuk plaket BDI rinohet, nuk ka forcë që ndalon fluturimin e Shqiponjave”, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u drejtua para të rinjve të mbledhur në Kuvendin e tretë zgjedhor të Forumit Rinor të degës së kësaj partie në Gostivar.

“Këto të rinj sot, kur është themeluar BDI kanë qenë nga 10-15 vjet, ndërsa sot kanë 25-30 vjet. Ky është Bashkimi Demokratik i vërtetë. Ndjehem krenar, sepse BDI, jo vetëm që i ka rrënjët e thella dhe është dëshmuar në beteja e luftëra , është dëshmuar edhe në tryeza diplomatike në të gjithë kancelaritë e Evropës dhe SHBA-ve. Ne jemi zgjedhur dhe kemi marrë mbi shpatulla përgjegjësi, dhe nuk mund të drejtojmë politikat tona me shkrimet e papërgjegjshme që bëhen në Beograd apo shkrimet që vijnë nga dashakeqët që mezi presin që shqiptarët të përçahen dhe të mos bëjnë një politikë të mençur. Kështu i duan disa “novinarë”, shqiptarët, por ato le të shohin ëndrra qoftë në Beograd apo në Shkup, sepse shqiptarët bëjnë politikë në përputhje me zhvillimet që bënë Evropa dhe SHBA-të. Jam i vetëdijshëm që kemi akoma përballje, por përballjet nuk më kanë frikuar dhe as që do më frikojnë, sepse kemi pasur situata shumë më të rënda dhe shumë më të vështira, por ja kemi dalur faqebardhë”, është shprehur Ahmeti.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, nesër do ta emërojë Bekim Nezirin, për shef të shtabit ekzekutiv të partisë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që parashihen të mbahen më 24 prill 2016, konform Marrëveshjes politike të Përzhinos.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button