Ambasada e SHBA: Hetimi për CEZ nga prokurorë shqiptarë

Ambasada Amerikane në Tiranë përgjigjet prerë dhe pa asnjë ekuivok se vetëm hetuesit shqiptare mund të hetojnë çështjet për të cilat kohët e fundit është kërkuar hetim ndërkombëtar si është çështja CEZ.

Këtu veçohet edhe deklarata e kryeminsitrit se do kërkonte ekspertë të FBI-së.

Në përgjigje të pyetjeve të drejtuara nga televizioni “Ora News”, ambasada amerikane përmes zëdhënësit jep një vlerësim edhe për reformën ne drejtesi për të cilën thotë se proçesi i reformës ka një shans kritik për Shqipërinë dhe se ajo mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që pas rënies se komunizmit.

Pak ditë më parë “Ora News”, iu drejtua ambasadës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për disa çështje që hanë debat politik siç është reforma në drejtësi dhe hetimi ndërkombëtar për çështjen CEZ duke marrë shkas dhe nga deklaratat e kryemsinistrit se do të kërkonte ndihmë për një ekspert të FBI-së.

Amabsada amerikane përmes zëdhënësit Ryan Roberts dha përgjigje mbi pyetjet e ngritura.

A ka një qëndrim ambasadori Lu për reformën në drejtësi? Pasi në disa takime që ka pasur nuk ka bërë prononcim?

Procesi i reformës në drejtësi paraqet 1 shans kritik për Shqipërinë, dhe nëse do të jetë i suksesshëm, mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Në sistemin e drejtësisë ka nga ata që duhen shkarkuar për korrupsion dhe disa duhet të shkojnë në burg.

Profesionistët e shumtë shqiptarë të drejtësisë që janë me përvojë, të kualifikuar dhe të ndershëm meritojnë mundësinë për të punuar në një sistem gjyqësor që është i cliruar nga korrupsioni, që është mjaftueshëm i pavarur për t’i rezistuar ndikimit politik dhe që është në gjendje të ndjekë penalisht krimet e rënda.

Ne e njohim nevojën urgjente për këtë reformë dhe vazhdojmë të punojmë me shqipërinë për të. Kemi shprehur mbështetjen tonë për këtë reformë publikisht dhe në takime me politikanë, ekspert dhe të tjerë aktor në të gjitha nivelet.

Kur pritet të vijnë ekpertet e FBI-së për të cilët Kryeminstri ka thënë se është rënë dakord që do asistojnë në hetimin e CEZ?

SHBA do të vazhdojne të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ndërtuar kapacitete dhe efektshmëri. Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të prokurorisë kundër korrupsionit. Oficerët e policisë dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime mbi cështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button