Opozita e përbuz Jahjagën

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, është duke e shqyrtuar seriozisht ndërhyrjen e saj në kohën kur vendi është futur në një krizë institucionale.

E para e vendit po shpreh gatishmëri qe të luajë rol aktiv për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës.
Në një përgjigje për Tribuna Channel, zyra e presidentes Jahjaga ka bërë me dije se pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, presidentja do të luajë rol aktiv për të tejkaluar gjendjen e krijuar ndërmjet pozitës dhe opozitës.
“Presidentja është duke shqyrtuar opsionet për të ushtruar rolin e saj kushtetues dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentes.

E, nga ana tjetër, partitë politike kanë qëndrime të ndryshme sa i përket organizmit të një tryeze me liderë të partive politike nga ana e presidentes Jahjaga. Për PDK-në, një tryezë e tillë është e mirëseardhur. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, thotë se partia të cilës ai i takon ka kohë që e ka kërkuar një debat të tillë, pasi “situata e krijuar në vend mund të kalohet vetëm përmes dialogut”.

Por, për Vetëvendosjen, ulja në një tavolinë pa tërheqjen e marrëveshjeve të Brukselit është e pasuksesshme. Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk ka president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button