Ahmeti nesër emëron shefin e shtabit zgjedhor, bëhet gati për zgjedhje

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, nesër do ta emërojë Bekim Nezirin, për shef të shtabit ekzekutiv të partisë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që parashihen të mbahen më 24 prill 2016, konform Marrëveshjes politike të Përzhinos.

“Poashtu, në evenimetin e nesërm, kryetarët e shtabeve komunale me rreth 1.000 anëtarë do të marrin vendime për emërim si dhe principet për punën e shtabeve, që jepen nga kryetari i partisë. Të gjitha shtabet zgjedhore, nga nivelin qendror tek ai lokal, numërojnë rreth 15 mijë aktivistë, që janë të gatshëm për fitoren e madhe të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2016″, thuhet në kumtesën partiake të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button