Bahtiri: Të gëzohen edhe serbët, Mitrovica po bashkohet

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se qytetarët duhet të jenë të gëzuar që sot do të largohet një barrikadë e cila do ta bashkojë qytetin, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, edhe serbët duhet të jenë të gëzuar për këtë, pasi që barrikada po hiqet edhe për ta, e jo vetëm për shqiptarët.

Bahtiri ka thënë se qytetarët do të jenë të lirë të lëvizin, si në këmbë ashtu edhe me vetura dhe se projekti që është paraparë, do të realizohet “pikë për pikë”.

“Qytetarët duhet të jenë të kënaqur sepse një urë që ka qenë e mbyllur për 16 vite do të hiqet. Nejrëzit do të mund të lëvizin të lirë. Premtimi që është dhënë, shihet që po realizohet. Pavarësisht shqiptar apo serb, të gjithë do të jenë të lirë të lëvizin në këmbë apo me veturë. Edhe serbët duhet të gëzohen sepse kjo nuk bëhet vetëm për shqiptarët, por për të gjithë, pasi që qyteti duhet të bashkohet”, ka thënë Bahtiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button