Hapet “Projekti i shekullit”: Turqia nën Detin Mesdhe furnizon me ujë Qipron Veriore

Në qytetin turk të Mersinit sot zyrtarisht u hap ujësjellësi, përmes të cilit Turqia nën Mesdhe do të furnizoj Republikën Turke të Qipros Veriore me ujë të pijshëm. Projekti me vlerë 500 milionë euro, parashikohet që Qipros Veriore t’i sigurojë ujë të pijshëm për 50 vitet e ardhshme, dhe është planifikuar që çdo vit të dërgoj 50.000 metra kub ujë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ujësjellësi u hap nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri, Ahmet Davutoglu, si dhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci dhe kryeministri, Omer Sojer.

Në ceremoninë e hapjes të projektit “Furnizimi me ujë të pijshëm të Republikës Turke të Qipros Veriore”, i cili në Turqi është karakterizuar si “projekti i shekullit”, morën pjesë një numër zyrtarësh, si dhe shumë qytetarë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në këtë ceremoni në stadiumin Anamur, tha se sot përfundoi projekti, i cili ishte nisur në kohën kur ai ishte si kryeministër i këtij vendi.

“Ujin nga Turqia e kemi sjellur në Qipro. Republika Turke e Qipros Veriore gjysmë shekulli nuk do të ketë problem me ujin e pijëshëm, si dhe probleme me ujin për ujitje”, tha Erdogan.

Kryeministri Ahmet Davutoglu në fjalën e tij tha se Anadolia dhe Republika Turke e Qipros Veriore, serish lidhen me projektin i cili është i “shenjtë si uji”.

“Ne kemi ngritur një urë të mrekullueshme të ujit. Përsëri ne lidhëm Kireninë me Anadollinë. Ne i themi mbarë botës se Turqia dhe Qiproja janë të lidhura në atë mënyrë që kurrë më nuk do të ndahen. Uji i Turqisë do t’i sjellë Qipros prosperitet dhe dinjitet”, tha Davutoglu.

Pikënisja e ujit që Turqia do ta furnizoj Qipron Veriore do të jetë diga Alakopru në Mersin, dhe pastaj nga qyteti i vogël bregdetar Anamur përmes sistemit të gypave tëm mëdha nën Mesdhe do të dërgohet deri në qytetin Kirenia në bregdetin verior të Republikës Turke të Qipros Veriore, dhe pastaj kësaj në digën Gecitkoy.

Turqia ujin e pijëshëm do të dërgoj përmes tubacioneve të gjata 107 kilometra, prej të cilave 24 km në territorin turk, 80 kilometra tubacion nën-detarë dhe tre kilometra në territorin e Republikës Turke të Qipros Veriore. Përveç furnizimit me ujë të pijshëm prej 38 milion metra kub, është paraparë që pjesa e mbetur e ujit, rreth 37 milion metra kub, të përdoret për ujitje, që pritet të ndikoj në shtimin e të ardhurave në bujqësi.

“Republika Turke e Qipros së Veriut gjithmonë  ka qenë e rrethuar me ujë, kurse kurr nuk ka pasur ujë. Ne arritëm të realizojmë edhe një ëndërr tjetër”, tha Ministri i Administrimit të Ujërave, Vejsel Eroglu, duke shtuar se kostoja e projektit është vlerësuar në 1.6 miliardë lira (rreth 500 milion euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button