Vanhoutte: Të hënën, Kodi Zgjedhor në Kuvend

Grupi i punës vijon sot bisedimet për finalizimin e Kodit Zgjedhor. Pas zhbllokimit të bisedimeve, partitë i janë kthyer Kodit, ku ende ngelen disa çështje të rëndësishme për tu mbyllur. Ndërmjetësi Piter Vanhaute beson se sot do të përmbyllet Kodi Zgjedhor, ndërsa të hënën do të votohet në Kuvend.

“Sot do të diskutojmë për Kodin Zgjedhor për fillim dhe shpresoj që do ta finalizojmë, do të ju njoftojmë sapo ta përmbyllim. Jemi shumë afër finalizimit të detaleve të fundit, që të mund ta dërgojmë të hënën në Kuvend, për miratim përfundimtar nga Kuvendi”, theksoi ndërmjetësi Vanhaute, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button