De Biasi: Me Shqipërinë, arritje e pabesueshme

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi është rikthyer në shtëpinë e tij në Conegliano pas kualifikimit me Kombëtaren në Europian.

59-vjeçari është njeriu i momentit në mediat italiane, dhe personazhi kryesor në krahinën e tij, Veneto, gazeta e së cilës e ka intervistuar trajnerin në shtëpinë e tij në lidhje me kualifikimin e kuqezinjvë në Europian, ku De Biasi ka shprehur lumturinë e tij për këtë arritje por ka dhënë gjithashtu dhe një mesazh për të rinjtë.

“Një kënaqësi e madhe, pasi arritëm diçka të pabesueshme, të cilën askush nuk e mendonte në fillimin e këtyre eliminatoreve. Besoj se falë dëshirës dhe punës së lojtarëve arritëm të marrim një rezultat të jashtëzakonshëm, që na vendos në qendër të botës. Besoj se ky është një shembull mjaft i mirë sidomos për të rinjtë, që mund të besojnë se e ardhmja mund të rezervojë surpriza apo kënaqësi të mëdha dhe për ta. Nëse përkushtohesh vazhdimisht, gjërat arrihen, sigurisht që nuk vijnë rastësisht, por vetëm në sajë të vendosmërisë dhe pasionit”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button