Tetë aksidente në Shkup, pesë më lehtë të lënduar

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur tetë aksidente. Në katër prej tyre është shkaktuar dëm material, ndërsa në katër tjera pjesëmarrësit kanë marrë lëndime trupore, njofton MIA.

Me këtë rast lëndime të lehta kanë marrë një shofer i një automjeti motorik, një bashkudhëtarë, një këmbësor dhe dy shoferë të mopedit. Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet edhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit. Të shtunën, me fillim në orën 20 e 15 minuta, në Qendrën sportive “Jane Sandaski” në suaza të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshja ndërkombëtare e hendbollit mes KR Vardar dhe Gjer, Hungari.

Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurim komunikacioni, ndërsa varësisht nga gjendja momentale edhe riorientim i komunikacionit. sn/mb/09:01

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button