“Uniteti” dënon aksionin e sotëm policor

Partia politike Uniteti nëpërmjet një komunikatë për medie dënon aksionin e sotëm të policisë.

“Në periudhë kur Maqedonia përballet me krizë politike, ekonomike, sociale dhe në saje të dështimeve të njëpasnjëshme të bisedimeve rreth arritjes së marrëveshjes për tejkalimin e ngërçit politik, Qeveria e Maqedonisë, respektivisht VMRO-DPMNE dhe BDI, duke dashur ta defokusojnë vëmendjen e popullatës rreth një krize edhe më të madhe politike që mund ta kaplojë Maqedoninë, vazhdon me urdhrat për arrestimin e shqiptarëve, respektivisht ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, madje arrestohen edhe invalidë. Njëkohësisht dëshiron të dijë, në bazë të takimit të mbrëmshëm të Ali Ahmetit me Nikolla Gruevskin cilat do të jenë hapat e mëtutjeshme të kësaj Qeverie në largim, rreth defokusimit të vëmendjes së popullatës nga dështimet e njëpasnjëshme të proceseve demokratike”, thuhet në reagimin e Uniteit.

Gjithashtu kërkojmë informacione nga MPB rreth pjesëmarrjes së policëve shqiptar në këto aksione “famoze” duke e pasur parasysh faktin se policët shqiptar në masë të madhe po degradohen në të gjitha qytetet e Maqedonisë, thuhet më tej në reagim.

“Uniteti kujton se zhvillimet e tilla cenojnë normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike. Gjithashtu kujton se rasti i konfliktit të armatosur më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 20 persona, prej tyre 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 të grupit të armatosur, ndërsa mbi 30 të tjerë u arrestuan një dite do te dale ne drite dhe do te zbulohet e vërteta”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button