Shqipëri: Qeveria hap një tjetër portal… kundër shpifjeve

Qeveria është e shqetësuar nga akuzat e vazhdueshme të opozitës, por edhe të mediave të tjera online, prandaj ka ndërtuar një portal në internet për të bërë transparencën për mediat dhe publikun.

Pas portalit “Stopkorrupsionit.al” vjen “Transparenca.al”, e cila është faqja, që sipas qeverisë do të ketë informacion për çdo çështje që akuzon opozita dhe mediat.

Përmes një video-mesazhi të shkurtër, ka qenë vetë Drejtor i Komunikimit të kryeministrit Rama, Endri Fuga, ai që e ka prezantuar këtë faqe.

“Duke marrë shkas nga akuzat e vazhdueshme të PD-së, por dhe disa portale që i ofrojnë publikut informacion të pavërtetë apo të shtrëmbëruar, Këshilli i Ministrave ka ndërmarë një nismë të re.

‘Transparenca.al’ është portali i ri online ku ne si qeveri do të ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm për çdo akuzë apo pretendim të ngritur qoftë nga media, qoftë nga opozita.

Me shpresën që ky protal do të kthehet në pikë referimi për gazetarët, të cilët do të kenë mundësi të informohen para se të shkruajnë, apo dhe për publikun e gjerë, ne do të fillojmë të publikojmë që sot të gjithë informacionin e nevojshëm që qeveria shqiptare të komunikojë në mënyrë sa më të drejt për drejtë dhe transparente me shqiptarët dhe për shqiptarët”,- thotë Endri Fuga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button