Komuna e Gostivarit: Humbja e 7 Prillit, ka lënë pasoja të rënda tek RDK-ja

Komuna e Gostivarit: Humbja e 7 Prillit,  ka lenë pasoja të rënda tek RDK-ja

Komuna e Gostivarit ka reaguar ndaj komunikatës së degës së RDK-së, në Gostivar, në të cilët thuhet se “nuk do merremi me një parti dhe një kryetar humbës, me një degë lokale.

Komuna e Gostivarit ka reaguar ndaj komunikatës së degës së RDK-së, në Gostivar, në të cilët thuhet se “nuk do merremi me një parti dhe një kryetar humbës, me një degë lokale e cila akoma nuk mund ta pranojë realitetin, kurse realiteti është se Nevzat Bejta është kryetar i komunës së Gostivarit”.

Duke komentuar akuzat e RDK-së, për punët e Nevzat Bejtës kur ishte Ministër i Pushtetit Lokal, në kundër reagimin e Komunës së Gostivarit thuhet: “Nevzat Bejta edhe në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale e ashtu tani edhe në komunën e Gostivarit është duke qeverisur në mënyrë të ndershme, duke i respektuar ligjet e këtij vendi dhe në interes të qytetarëve të Gostivarit”.

“Çdo punë që Bejta ka bërë në ministri, ka kaluar në Qeveri dhe po të kishte pasur ndonjë vërejtje, asnjë pagesë nuk do kishte kaluar nga Ministria e Financave. Populli i Gostivarit, mjaftë mirë u tregoi juve lokalistëve se sa vleni, edhe atë si në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2011, ashtu edhe në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013”, thuhet në reagimin e Këshillit për Informim të Komunës së Gostivarit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button