Kryetari i Çairit e takoi Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit

 

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot e ka pritur në një takim pune Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini. Gjatë takimit punues dhe miqësor, të dy kryetarët biseduan rreth çështjeve në fusha të ndryshme të veprimit institucional, projekteve të realizuara dhe punëve të cilat i presin në të ardhmen.

Gjatë këmbimit të informatave të ndërsjella dhe përvojave në menaxhimin me komunat respektive, Kryetari i Komunës së Çairit e informoi kryetarin e Elbasanit për projektet të cilat janë në fazën e realizimit dhe për aktivitetet tjera në fushën e infrastrukturës urbane, kulturës, arsimit dhe të tjera. Gjithsesi, një ndër fushat e cila ka ngjallë interes të ndërsjellë dhe në të cilën do të vie në shprehje ky bashkëpunim, është fusha e arsimit dhe kulturës, segmente këto të cilat apostrofojnë elementet e përbashkëta kombëtare dhe studimore ndërsa ndihmojnë në njohjen më të ngushtë në mes të dy qyteteve, me vlerat e përbashkëta po aq sa edhe me specifikat që i karakterizojnë ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button