Bejli: Prokurores speciale duhet t’i sigurohen resurset e duhura

“Deputetët, katër partitë politike dhe Këshilli i Prokurorëve Publik e kanë votuar prokuroren speciale në bazë të profesionalizmit. Vlerësoj se duhet t’i sigurohen resurset e duhura që ta kryej punën e saj të rëndësishme”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, njofton Portalb.

“Shumë është e rëndësishme të ketë preces legal dhe të pavarur për çështjet që dalin nga përgjimet. Kjo është shumë e rëndësishme që t’i ndihmohet Maqedonisë që të dalë nga situata e tanishme. Mendoj që procesi në grupet punuese duhet të  vazhdojë sepse duhet të mbarojë punë të rëndësishme, ndërkaq nuk mbetet shumë kohë”, ka thënë Bejli, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button