Ja rregullat e reja për të fituar nënshtetësinë italiane

Dhoma e Deputetëve miratoi reformën që do të thjeshtojë e do të përshpejtojë rrugëtimin për marrjen e shtetësisë italiane nga fëmijët e emigrantëve, e cila pritet që të kalojë tashmë për t’u votuar në Senat. Reforma e re është një ndërthurje mes “ius soli” të zbutur dhe “ius culturae”.

Dhoma e Deputetëve votoi në favor të reformës Partito Democratico, Area Popolare (Ncd-Ucd), Per l’Italia – Centro Democratico, Scelta Civica dhe Sinistra Ecologia Liberta. Lega e Forza Italia votuan kundër, kurse Movimento 5 Stelle (Lëvizja “5 Yjet”) abstenoi, raporton media italiane.

“Ius soli”

Fëmijët e lindur në Itali do të jenë italianë që kur vijnë në jetë, nëse një prej prindërve ka lejeqëndrim të BE-së për qëndrim afatgjatë ose “të drejtën e qëndrimit të përhershëm” (nëse janë shtetas të BE-së).

Për të marrë nënshtetësinë atyre u nevojitet deklarata e një prej prindërve ose të personit që ushtron përgjegjësinë prindërore, pranë gjendjes civile të komunës në të cilën banon fëmija, para arritjes së moshës 18-vjeçare.

Nëse prindi nuk bën një deklaratë të tillë, fëmija mund të aplikojnë për nënshtetësi brenda dy viteve pas arrin moshën 18-vjeçare. Për fëmijët e huaj që kanë lindur dhe jetojnë deri në moshën 18-vjeçare në Itali, afati për deklarimin e nënshtetësisë shtyhet nga një në dy vite, pas arritjes së moshës së pjekurisë.

Qytetarët evropianë jashtë reformës

Marrja e nënshtetësisë për të lindurit në Itali nuk do të zbatohet për qytetarët e BE-së, pasi kanë lejen e qëndrimit afatgjatë të BE-së. “Ius soli” do të aplikohet vetëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

Dyshimet mbi lejen e qëndrimit të BE-së

Kjo leje lëshohet për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian për të paktën pesë vjet, duke përfituar: një bonos social, mundësinë e një strehimi që përmbush kërkesat e ligjit, kalimin e provës për njohjen e gjuhës italiane.

Leja e qëndrimit nuk u jepet shtetasve të huaj që: qëndrojnë për studim ose formim profesional, qëndrojnë nën mbrojtje të përkohshme ose për motive humanitare, kanë aplikuar për azil politik dhe janë duke pritur një vendim përfundimtar, kanë një leje qëndrimi afatshkurtër, gëzojnë një status të veçantë ligjor që kërkohet nga konventat ndërkombëtare për marrëdhëniet diplomatike.

“Ius culturae”

Reforma i jep të drejtën fëmijëve që kanë lindur në Itali ose kanë hyrë në territorin italian në moshën 12-vjeçare, duke ndjekur për 5 vjet me radhë një apo më shumë cikle shkollore. Ndërsa të ardhurit në Itali brenda moshës 18-vjeçare do të mund të bëhen italianë pas gjashtë vjetësh rezidencë të rregullt dhe pasi të kenë përfunduar një cikël shkollor apo një formimi profesional. Gjithashtu duke ndjekur trajnime profesionale 3 ose 4-vjeçar për të arritur një kualifikim profesional.

Nëse lidhet për frekuentimin e ciklit fillor, atëherë duhet të mbyllet me sukses. Kërkesa edhe në këtë rast duhet të bëhet nga prindi, i cili kërkon qëndrim ligjor, apo nga ana e personit të interesuar brenda dy viteve të arritjes së moshës së pjekurisë.

Norma kalimtare

Rregullat e reja do të zbatohen edhe për 127.000 emigrantët, të cilët e kanë kaluar moshën 20-vjeçare për të bërë një kërkesë. Kush hyn në këtë kategori për të cilën është e vlefshme norma kalimtare, do të ketë vetëm një vit kohë nga ardhja në fuqi e reformës për të paraqitur në komunë “deklaratën e dëshirës” për t’u bërë italian. Më pas do të duhet të presë që brenda gjashtë muajve ministria e Brendshme të japë pëlqimin e saj, pasi kjo të ketë verifikuar që në ngarkim të kërkuesit të shtetësisë në të kaluarën të mos ketë pasur mohim të shtetësisë, dëbim apo largim me forcë nga Italia për motive të sigurisë kombëtare.

Marrë nga: Shekulli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button