LSDM i braktis bisedimet, e shpall jo-aktive Marrëveshjen e Përzhinos
Pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve, sot është thyer Marrëveshja e Përzhinos me ligjin për Prokurori Speciale”, ka thënë sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, para Klubit të Deputetëve në Shkup, ku deri më tani është mbajtur takimi i grupeve punuesë për Kodin Zgjedhor, njofton Portalb.
“Ne tani tërhiqemi nga bisedimet në konsultimet me partinë. Për ne Marrëveshja e Përzhinos nuk është më aktive. Për të gjitha hapt e mëtutjeshëm do të informoheni të gjithë, tha Spasovski, njofton Portalb.