Shokohet NBA, Odom po lufton me vdekjen

Tronditet NBA, ish shtatlarti i disa prej skuadrave më të njohura të koshit amerikan, Lamar Odom është gjetur pa ndjenja në një shtëpi publike të Las Vegasit. Ish basketbollisti i Lakers, Clippers, Mavericks dhe Heat ndodhej një lokalitetin Crystal, rreth 70 km larg kryeqendrës së Nevadas nga ku transportua me një ambulabncë për në një spital të specializuar pasi trupi i tij 208 cm i gjatë, nuk mund të zhvendosej me një helikopter. Sipas pronarit të shtëpisë publike në të cilën ndodhej Odom, basketbollisti dëshironte të kalonte disa ditë në shoqërinë e femrave pasi dukej shumë i stresuar.

Lamar që konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të koshit amerikan ka lënë shenjë me fanellën e Lakersave ku fitoi titujt në vitet 2009 dhe 2010. Ish bashkëshorti i Khloe Kardashian e mbylli karrierën në NBA gjatë vitit 2013 dhe pas një aventure të shkurtër në Europë me Laboral, provoi të rikthehej nën urdhrat e Phil Jackson te New York Knicks por nuk arriti të ishte i suksesshëm. Sipas mediave amerikane, Odom kishte porositur një shishe konjak por nuk e kishte përfunduar, ndërsa në dhomën e tij janë gjetur edhe shumë ilaçe dhe drogë që mendohet se kanë shkaktuar problemet shëndetësore të 35-vjeçarit që po lufton me vdekjen. Mjekët mbeten pesimistë rreth gjendjes së tij pasi zemra nuk po reagon mirë, ndërsa probleme të mëdha ai ka edhe me mushkëritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button