Lëndohen dy puntorë në “Jugohrom”

Dy punëtorë nga “Jugohromi” i Tetovës në Jegunovcë janë lënduar në brendi të fabrikës. Të lënduarit nga Klinika e Tetovës menjëherë janë dërguar për në Klinikën e Shkupit.

Bëhet fjalë për 49 vjeçarin V.Z nga fshati Kopancë dhe 48 vjecarin Z.T nga fshati Jançishtë.
Ata u plagosën në repartin “tre” të fabrikës, ku shkrihet kromi.

Policia menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes së bashku me prokurorin publik dhe është foto-dokumentuar vendi i ngjarjes, thonë nga policia e Tetovës.

Ky rast, sipas policisë, është i 8 brenda dy viteve në këtë fabrikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button