Londra, kryqendër e financave islamike

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka bërë publike planet e tij për ta kthyer Londrën në një nga qendrat kryesore të financave nga vendet islamike në botë duke tërhequr sa më shumë investues nga bota islame, nën kushtet e Sheriatit që ata i ndjekin.

Cameron iu është drejtuar më shumë se 1,800 pjesëmarrësve në Forumin Botëror Islamik në Londër, duke thënë se, “Londra tashmë është qendra më e madhe ku janë koncentruar financat islamike jashtë botës islame”, por ka shtuar se ai nuk mjaftohet me një pozicion të tillë dhe se synon që kryeqendra britanike të jetë e tillë edhe në rang botëror.

Ai ka thënë se dëshiron ta shohë Londrën “përkrah Dubait dhe Kuala Lumpurit, në rolin e një prej qendrave kryesore financiare islamike”.

Në mesin e pjesëmarrësve në forum ishin edhe presidenti afgan Hamid Karzai dhe ai pakistanez Nawaz Sharif.

Karzai ka thënë se do të takohet me Cameronin dhe Sharifin në margjinat e forumit, për të diskutuar për procesin e paqes së Afganistanit.

Forumi Botëror Islamik do të zgjasë deri më 1 nëntor.

Lajme të ngjashme

Back to top button