Nga dita e enjtje lëshohet ngrohja në shkollat e Gostivarit

Në të gjitha institucionet parashkollore, të shkollimit fillor dhe të mesëm në Gostivar, furnizimi me lëndë djegës për ngrohje është bërë në kohë nga komuna e Gostivari dhe pritet që nga dita e enjte ngrohja të lëshohet pa asnjë problem, njofton Koordinatori i Departamentit për Kulturë dhe Sport në komunën e Gostivarit, Edit Azizi, transmeton Radio Vala.

“Sezoni i nxehjes në nivel republikan fillon nga data 15 tetor. Ne si komune, i kemi ndërmarrë te gjitha masat që ky sezon të na gjejë të përgatitur për sa i përket ngrohjes në institucionet edukativo-arsimore në nivel komunal. Me kohe kemi bere furnizim me lëndë djegëse, gjegjësisht naftë dhe drunj nëpër të gjitha shkollat fillore, të mesme si dhe çerdhet publike. Presim që nga dita e enjte ngrohja të fillon pa ndonjë problem”, deklaroi për Radio Vala, Edit Azizi, Koordinatori i Departamentit, Kulturë dhe Sport.

Ndryshe një pjesë e institucioneve shkollore ngrohen me koftorë, ndërsa një pjesë me sistem të nxehjes qendrore.

Lajme të ngjashme

Back to top button