“Unë sivjet bëhem master, do të punoj kamerier” (VIDEO)

“Ue Ue Shou”, ka lansuar një video-këngë, në të cilën e përshkruan realitetin e popullsisë shqiptare nëpërmjet sarkazmës, duke aluduar në papunësinë, gjendjen sociale dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve.

Ritmi i muzikës dhe melodia është marrë nga kënga popullore shqipe “Xhejlan”, që në popullin tonë është e kënduar nga shumë këngëtarë dhe është mjaft e njohur.

“Kush s’mi di hallet e mia, po jetoj me 3 penzia”, “s’ka dert, s’jam vet, si krejt”, “në vend të zyrës në kompjutera, unë luaj shah me penzionera”, “unë sivjet bëhem master, do të punoj kamerier, me qit kafe me diplomë ndonjë bakshish dikush me më lan”, “Nëse do në punë më hy duhesh me hy me ndonjë parti, se përndryshe koha shkon, pa punuar del në pension”, këto janë disa nga frazat që e përshkruajnë gjendjen e popullit tonë, për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button