Shkencëtarët thonë se adhuruesit e humorit të zi janë më inteligjentë

Jo çdo kush mund ta kuptojë një shaka, shumë më pak mund ta kuptojnë një shaka ofensive. Nëse jeni në mesin e njerëzve që qeshni me humor të zi, kemi lajme të mira për ju, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Sipas studimit më të ri, dashuria për humor të zi mund të jetë e lidhur me inteligjencën e lartë.

Studimi i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Vjenës erdhën në përfundim se individët të cilët preferonin humorin e errët shënonin më lartë në teste të inteligjencës verbale dhe joverbale-raporton Revista Town dhe Country.

Në studim, humori i errët definohet si humor që trajton temat si vdekjen, sëmundjen, deformitete apo anomalitë. Shembull i një shakaje të tillë do të ishte një mjek duke iu komunikuar prindërve shëndetin e fëmijës me fjalët: “Si fillim, fëmija juaj gjithmonë do të ketë vendparkim të sigurtë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button